Octavio Paz: Jam thjesht njeri

octavio paz

Nga Octavio Paz

Jam thjesht njeri; frymoj fare pak.
Nata është ndërkaq tejet e gjatë.
Gjithsesi, kur kokën e ngre lart:
yjet i kundroj tek shkruajnë.
Pavetëdijshëm befas kam kuptuar:
që edhe unë në diç të shkruar jam shndërruar,
e në çast dikush
edhe mua më ka gërmëzuar.

Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

ObserverKult


octavio paz dy trupa prej shiu

Lexo edhe:

OCTAVIO PAZ: SYTË E TU

Sytë e tu janë atdheu i rrufesë
dhe i lotit,
heshtje së shkretuar.

Stuhi pa erë, det pa valë,
zogj të robëruar, bisha të fjetura, të arta,
topazët e pafe, si e vërteta.

Vjeshta në një çeltinë ku drita i këndon hijes
së një peme, dhe ku të gjitha gjethet
janë zogj,
plazhi që në mëngjes takon sy të stërpikuar,
shportë me fruta zjarri,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult