Octavio Paz: Sytë e tu

octavio paz dy trupa prej shiu

Sytë e tu janë atdheu i rrufesë
dhe i lotit,
heshtje së shkretuar.

Stuhi pa erë, det pa valë,
zogj të robëruar, bisha të fjetura, të arta,
topazët e pafe, si e vërteta.

Vjeshta në një çeltinë ku drita i këndon hijes
së një peme, dhe ku të gjitha gjethet
janë zogj,
plazhi që në mëngjes takon sy të stërpikuar,
shportë me fruta zjarri,
gënjeshtër ushqyese,
pasqyra e kësaj bote, dera e përtejme,
pulsimi i qetë i detit me shkëlqim absolut,
në mesditë
shkretëtirë akulli.

Përktheu: Marjeta Shatro Rrapaj

ObserverKult

Lexo edhe:


OCTAVIO PAZ: MË DËGJO SIÇ DËGJOHET SHIU

Poezi nga Octavio Paz

Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu
as me vëmendje por as me shpërqëndrim,
gjurmë të lehta, rigim i hollë,
ujë që është ajri vetë dhe ajër që është vetë koha
dita është akoma e gjallë
nata ende s’ka lindur
trajta të mjegulluara
në kthesën pas qoshes
trajtat e kohës
në lakimin e heshtjes,
dëgjomë, ashtu siç dëgjohet shiu
pa më dëgjuar vër-vesh në atë që them
me sytë të hapur për së brëndshmi, në gjumë
me të pesta shqisat zgjuar,
po bie shi, gjurmë të lehta, mërmërimë bashkëtingëlloresh,
ajër dhe ujë, fjalë pa rëndesë:
që jemi dhe që janë,
ditët dhe vitet, ky moment
kohë e papeshë dhimbje që rëndon,
më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu,
asfalti i lagur shkëlqen,
avulli ngrihet dhe ikën larg,
nata shpaloset dhe hedh vështrimin tek unë,
ti je ti dhe trupi yt prej avulli,
ti dhe fytyra jote e natës
ti dhe flokët e tua rrufe të ngeshme
ti kapërcen udhën dhe futesh në ballin tim,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult