Poezi nga Odhise Grillo
Dua ta di o miqtë e mi
Ç’është dashuria?
Është gëzim, është hidhërim
Që të shqetëson
Lot edhe gaz ke në çdo çast
Mijëra psherëtima
Her’ të mundon, her’ të gëzon
Vall’ kush më tregon
Zjarr apo mall
Ç’të jetë vall!
Kush di të më thotë
Pa dashuri, as unë as ti
Nuk jetojmë dot
Nuk më thatë gjer’ tani
S’e gjen dot jo asnjeri
Ndaj ju pyes përsëri
Ç’është e ëmbla dashuri?
* Këtë tekst të Grillos, i shkruar më 1959, e interpretoi në këngë, Anita Take
LEXO EDHE: ODHISE GRILLO: Ç’ËNDËRROJNË VOGËLUSHËT?