Odise Plaku: Ndarje me ty nuk dua…

Ndarje me ty nuk dua, poezi nga Odise Plaku

Veç ty të dorëzohem dhe të përulem,
në duar të marrë me ledhatime.
Nuk nginjem në puthjet e tua
dhe tekave iu bindem, kokulur qëndroj.
Adoleshent më bën e herë burrë mjekërbardhë.
Dhimbjet dhëmbështrëngur duroj kur honeve më gremis.
Durimshumë jam para teje
dhe kur kamxhikët e t’u vraga lënë pa mëshirë.
Sa herë më provokon dhe kërkon ikjen time,
veç ndarjen me ty kurrë nuk dua,
Se i verbër rrugëve të jetës do mbetem përgjithnjë,
pa tokë nën këmbë, pa qiell në sy,
pa det, pa frymë do më lësh,
nëse divorcin pranoj me ty poezi…

ObserverKult


Lexo edhe:

ODISE PLAKU: SI HERËT SHKOVE DASHURIA IME!

Poezi nga Odise Plaku

Si herët u lodhe me dashurinë tonë,
betimet i mori larg lumi i rrëmbyeshëm.
Me bërryla shtyj orët e ditës sime memece,
pa fjalë, pa zile telefoni, pa pyetjen “Si je?”.

Të kisha premtuar që zvarranik nëpër këmbë
për pak dashuri jo kurrë nuk do të isha në jetë.
Trupin tim të përdredhur në pluhurin e kohës,
asnjë këmbë nuk do të mund ta shkelte dot.

Jam mësuar edhe me braktisjet në jetën time,
por ama kurrizin samar nuk e bëra asnjëherë.
Zjarrin në zemër e mbajta të ndezur përherë,
në kraharor të mbështillja si bebe motake.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult