Odise Plaku: Nëse do, më duaj

Nga Odise Plaku

Nuk po të lus të më duash shumë, shumë,
as të më mbysësh brigjeve si një lumë,
as si një zog të më japësh dhuratë një qiell,
as një rreze të shkëputur nga një degë diell.

Mendo se në çmenduri ende po të dashuroj,
dhemb zemra ime kur kohën tonë e kujtoj.
Më ka mbetur përqafimi si një varëse malli,
më rëndon largësia me peshë si të një mali.

Ditës nuk kam dashur emri yt që t’i mungojë,
me buzët e dashurisë në puthje të imagjinoj.
Është lehtë nga kjo jetë të thuash “lamtumirë”,
dhimbja më ndehet mbi sy si një qiell i nxirë.

Dhe nëse ikën përsëri në shpirt do të mbaj,
i fshehur nga vetja për ty edhe do të qaj.
Zbrazet bota dhe më mbetet një enë e krisur,
koha do të vdesë në një fotografi të grisur.

ObserverKult


odise plaku nevojë

Lexo edhe:

ODISE PLAKU: PO NA IKIN VITET GRUA…

Nga Odise Plaku

E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,
fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.
Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,
dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

E di grua që prapë si dikur do të dua,
nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.
Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,
ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult