Qerim Ujkani: Oh, sonte deri tek unë të solli vetmia!

Poezi nga Qerim Ujkani

Më kërkove ndër kopshte e vreshta
Dhe shtëpi ku kërcasin shumë lugë
Ndër gjethe që mbi tokë shtron vjeshta
Dhe era llastohet me to në rrugë.

Më kërkove ndër shtigje ku vlojnë
Njerëz me dëshira të varura në sy
E prej shprese në shpresë shtegtojnë
Këmbëlehtë si kjo erë që është duke fry’.

S’le kë pa e pyetur poezia ime
Dhe derë më derë trokite
Që të më gëzosh me jeh rime.

Të më ndriçosh me flakë e shkëndija
Të më ngushëllosh në këtë natë të vonë
O sonte deri te unë të solli vetmia.

ObserverKult

Qerim Ujkani

==============

Lexo edhe:

NGA REXHEP QOSJA, PËLLUMB XHUFI, FATOS TARIFA…, INTELEKTUALËT SHQIPTARË ME PETICION: LARGONI SHARLATANËT NGA EKRANET, SHKELIN EDHE GJUHËN SHQIPE

Çështje kombëtare shumë serioze e kanë konsideruar një grup intelektualësh dhe studiuesish, promovimin e dijeve nga disa individë të cilët dalin në media e flasin pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme.

Një grup intelektualësh, mes tyre Rexhep Qosja, Pëllumb Xhufi dhe Fatos Tarifa, kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë AMA-s (Autoritetit të Mediave Audiovizive) që të ndërhyjnë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare dhe të merren masa.

Në peticion nënvizohet fakti se niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante, konkretisht për gjuhën shqipe.

Sipas dokumentit, për studiuesit disa studio televizive, janë kthyer në platforma, ku individë të papërgatitur, nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë apo nëna e të gjitha gjuhëve… për intelektualët këto janë formulime që nuk kanë asgjë shkencore dhe kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU