Oliverio Girondo: Ishte e gjitha dashuri … dashuri!


Ishte e gjitha dashuri … dashuri!
Asgjë tjetër s’kishte veç dashurisë.
Dashuria ishte gjithandej.
S’mund të flisnim për tjetër gjë veç dashurisë.
Dashuri që kaloi nëpër ujë, në vanilje,
dashuri bartëse,
dashuri me këste.
Dashuri e analizueshme, detajuese,
dashuri përtejdetase,
dashuri kalorësiake,
dashuri e gipstë,
dashuri e qumësht,
plot parandalime,
paragjykime,
plot qarqe të shkurtra.
Dashuri me M të madhe,
me një M të vogël,
kullon merengë,
veshur lulebardha …
Dashuri spermatozoike, esperantiste,
dashuri dezinfektuese, dashuri e yndyrshme …
dashuri me plotësuesit e vet, me pjesët e saj të ndërrimit,
me gabimet e saj të saktësisë, të drejtshkrimit,
me ndërprerjet e saj kardiake dhe telefonike.
Dashuri që i vë zjarrin zemrave të orangutanëve,
të zjarrfikësve,
dashuri që forcon këngën e bretkosave nën degë,
që zbërthen butonat e çizmeve,
që ushqehet me zili dhe sallatë.
Dashuri e palejueshme dhe dashuri e detyruar,
dashuri e ndezur
dhe dashuri e shkujdesur,
dashuri e pashformueshme
dashuri e lakuriqtë.
Dashuri, dashuri që është thjesht dashuri.
Dashuri, dashuri … dhe asgjë tjetër veç dashurisë!

(Shqipërimi: Rielna Paja)