Omar Al Amoudi: Ajo vjen te unë…


Ajo ka tre burra që e pëlqejnë, flirtojnë me të,
i bëjnë dhurata dhe i japin vëmendje,
por ajo vjen tek unë!
Ata e presin gjithë natën,
njërit prej tyre i hapet goja dhe i reziston përgjumjes,
tjetri i shkruan një poezi,
kurse i treti pikturon sytë e saj.
Sakaq, ajo preferon të qëndrojë përbri meje!

Ka tre burra që e adhurojnë…
I pari merr një orë kohë duke u veshur,
I dyti vesh kravatë,
I treti blen një kostum të ri çdo ditë,
Kurse unë, çdo ditë dal vonë nga shtëpia,
vonohem duke kërkuar këpucët e mia të grisura!

Një herë, ajo qeshi…
I pari, si shkrimtar që ishte, shkroi një përshkrim flirti të mrekullueshëm, të asaj të qeshure,
I dyti, si poet, hodhi në letër një poezi të plotë,
në të cilën përshkroi të qeshurën e saj,
I treti, si piktor, mori përsipër të pikturojë fytyrën e saj në çastin që qeshi…
Kurse unë, i pafjalë.
Ajo i injoroi të tre dhe erdhi tek unë!
Më pyetën: ”Çfarë i ke bërë?”
U përgjigja: “Ju shenjtëroni të qeshurën e saj, kurse unë e bëj të qeshë.”

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

AI, AJO DHE GRUAJA TJETËR: DASHURIA FATALE MIDIS ARISTOTEL ONASSIS DHE MARIA CALLAS

Bota është e mbushur me histori dashurie të përjetshme dhe të komplikuara, por pak mund të na emocionojnë si ajo mes Aristotel Onassis dhe Maria Callas; një dashuri pa fund të lumtur, por që ende jehon në kujtesën e të gjithëve.

Një marrëdhënie dërrmuese dhe fatale, një pasion i pashpjegueshëm që ka mbajtur të bashkuar përjetësisht këngëtaren legjendare të operës dhe pasanikun simpatik grek…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU