
Hiçgjë nuk mora vesh ngase me shumë rehati
asgjë qenkësh si më parë dhe asëll përndryshe
më mirë ta dish e nesërmja tashmë ka kaluar
mes formave delikate që të-shtijnë ndjeshmëri
mbrëmanet, çtrupëzim mandej krizë spekulative
dhe zogëza e prerë në hise heksi, krahët, qafa.
Po thoje që më do
ose diçka tjetër
q’është e njëjta gjë
pak para se t’ia krisje në kët’ pamje të mangut
të botës së kthyer gjithnjë për merakun tim.
Pjatën e fshiva me një kore bukë, shkunda
thërrimet nga logosi i gjunjëve dhe me të qetë
ia prita: sidoqoftë, të kuptoj.
ObserverKult
Lexo edhe:






