ObserverKult ua sjell disa thënie të Oprah Winfrey:
“Çdo gjë që mund ta imagjinosh, mundet ta realizosh”.
“Ti mban përgjegjësi për jetën tënde. Nuk ke pse fajëson dikë tjetër për vendimet e tua. Jeta ka të bëjë me të ecurin përpara”.
“Ktheji plagët e tua në urtësi”.
“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen e tij, duke ndryshuar sjelljen e tij”.
“Arsyeja se pse kam qenë përherë e suksesshme nga ana financiare, është se asnjëherë fokusi im nuk kanë qenë paratë, për asnjë moment”.
“Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendrohesh tek suksesi, por tek domethënia. Vetëm atëherë edhe hapat e vegjël dhe fitoret e vogla përgjatë rrugës do të kenë kuptim tepër të madh për ty”.
“Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtërat tanë që na lejon ne të kërkojmë për aventura të reja”.
“Ajo që unë e di me siguri, është se nëse bën një punë që të pëlqen dhe ajo punë të plotëson, atëherë çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.
“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh. Ti je ai që je sot, bazuar në atë çfarë ke besuar në të shkuarën”.
“Ji falënderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma më tepër. Nëse përqendrohesh tek ato që nuk ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”.
“Aventura më e madhe që mund të ndërmarrësh, është të jetosh jetën e ëndrrave të tua”.
“Nëse dikush të zhgënjen vazhdimisht e vazhdimisht, është pjesërisht edhe faji yt. Sapo dikush tregon një tendencë egoizmi, atëherë duhet ta kuptosh këtë gjë dhe të kujdesesh për veten tënde. Njerëzit nuk do të ndryshojnë thjesht, sepse ti do që ata të ndryshojnë”.
“Ti mund t’i arrish që të gjitha. E vetmja gjë që duhet të kuptosh, është se nuk mund t’i arrish dot të gjitha njëherësh”.
“Nëse ti e nënvlerëson atë që bën, atëherë edhe bota do ta nënvlerësojë atë që ti përfaqëson”.
“Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk frikësohet nga dështimet. Për to, dështimet janë thjesht një pengesë më tepër drejt madhështisë”./ ObserverKult
————————————————————————————–
LEXO EDHE: GHANDI: A KE ZEMËR TË PASTËR? KJO ËSHTË BUKURIA E VËRTETË!