Orhan Pamuk: Dashnia asht’ me e ngu zanin e zemrës, asht’ dhimtë…asht’ strehë e shpirtit

orhan pamuk

… Dashnia asht’ me u kuptu. Dashnia asht’ muzikë…
Dashnia dhe shpirti fisnik janë e njajta gja. Dashnia asht’ poezia e trishtimit.
Dashnia asht’ kur dorëzohesh.
Dashnia asht’ vështrimi i shpirtit t’thyem n’pasqyrë.
Dashnia asht’ kalimtare.
Dashnia asht’ mos me thanë kurrë që je pendu. Dashnia asht’ kristalizim.
Dashnia asht’ me dhonë.  Dashnia asht’ dhimtë.
Dashnia asht’ me konë sy m’sy me engjëllin.
Dashnia asht’ te lotët.
Dashnia asht’ me pritë me te telefoni.
Dashnia asht’ botë e tanë në veti.
Dashnia asht’ më u kapë dorë m’dorë n’kinema.  
Dashnia asht’ dehje. Dashnia asht’ bishë…
Dashnia asht’ me u qorrue. Dashnia asht’ me e ngu zanin e zemrës.
Dashnia asht’ qetsi e shenjtë.
Dashni asht kur ke mall për dike, mall me përqafu fort, mall me nejt me te.
Dashni është kur e harron krejt botën tek je tu e përqafu ate që e do.
Dashnia asht’ malli i njerit për me gjetë strehë t’sigurtë për shpirtin!/ ObserverKult