Oriana Fallaci: Kush e don jetën nuk nënshtrohet!

Oriana Fallaci

Oriana Fallaci

“Gjithmonë e kam dashtë jetën. Kush e don jetën nuk arrin kurrë me u përshtatë, me u nënshtru apo me u komandu. Ata që e duen jetën janë gjithmonë me armë në dritare për me e mbrojtë atë. Një qenie njerëzore që përshtatet, që nënshtrohet dhe që e lejon veten me u komandu, nuk asht njeri”.

Në shqip Arjola Zadrima

Oriana Fallaci

Oriana Fallaci  ishte gazetare, shkrimtare, dhe intervistuese politike italiane. Fallaci ka pasur një karriere të gjatë dhe shumë të suksesshme gazetareske.

Ajo intervistoi shume lider dhe njerëz te tjerë te famshëm si Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahun e Iranit, Ayatollah Khomeini, Willy Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Walter Cronkite, Muammar al-Gaddafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Yasir Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, Arqipeshkvin Makarios III, Golda Meir, Nguyễn Văn Thiệu, Haile Selassie, Sean Connery dhe Lech Walesa.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

ORIANA FALLACI: GRUAJA VAZHDIMISHT DUHET TË LUFTOJ!

“Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim të tillë që të ndërmarrësh një sfidë që nuk është kurrë e mërzitshme.
Do të keni shumë gjëra për të bërë nëse lindni grua.
Si fillim, do të duhet të luftoni për të argumentuar se, nëse Zoti ekziston, ai mund të jetë gjithashtu një grua e moshuar me flokë të bardha ose një vajzë e bukur.
Atëherë do t’ju duhet të luftoni për të shpjeguar, se mëkati nuk lindi ditën që Eva kafshoi mollën: atë ditë lindi një virtyt i shkëlqyeshëm i quajtur mosbindje.
Më në fund, do t’ju duhet të luftoni për të provuar se brenda trupit tuaj të lëmuar dhe të rrumbullakët ekziston një zë që kërkon të dëgjohet.”

ObserverKult