Oriana Fallaci: Populli i mirë duhet shfajësuar përherë, sepse shfrytëzohet, manipulohet, shtypet…

Oriana Fallaci

Nga Oriana Fallaci

Populli i mirë që duhet shfajësuar përherë, sepse shfrytëzohet, manipulohet, shtypet! Sikur ushtritë të ishin përbërë vetëm nga gjeneralë dhe kolonelë!

Sikur ata që bëjnë luftën, qëllojnë mbi të pambrojturit dhe shkatërrojnë qytetet të jenë vetëm shefat e Shtabit Madhor e kaq!

Sikur ata që pranojnë mbretin në fron nuk janë popull, sikur ata që i gjunjëzohen tiranit nuk janë popull, sikur të mos ishin popull ata që zgjodhën Niksonët, sikur të mos ishte populli ai që voton padronët!

Sikur liria mund të vritet pa mirëkuptimin e popullit, pa heshtjen e popullit, pa burracakërinë e popullit!

Çfarë do të thotë popull?! Kush është populli?!?! Unë jam populli! Janë ata pak që luftojnë dhe nuk nënshtrohen! Ata të tjerët nuk janë populli! Janë kope, kope, kope!

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Oriana Fallaci

Lexo edhe:

ORIANA FALLACI: ËSHTË E LEHTË PËR TË QARË, E VËSHTIRË PËR TË QESHUR…

Oriana Fallaci është shkrimtare dhe gazetare e famshme italiane. Ajo mbahet mend si një nga intervistueset e personaliteteve më të njohura politike të shekullit të XX, njëherësh edhe për librat e saj antikonformiste, ku spikasin qëndrimet e saj ndaj islamit radikal dhe fenomeneve që po ndodhin në botën arabe.

Oriana Fallaci lindi më 29 qershor 1929 në në Firence, në Itali. Në moshë të re mbështeti grupin demokratik “Giustizia e liberta”, duke ndjekur idetë e të atit të saj, i cili ishte kundër diktaturës dhe fas hizmit italian. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbështeti luftën dhe doli partizan.

Menjëherë pas luftës e nisi karrierën si gazetare, e cila spikati për guximin dhe vlerat e saj. Ajo ka punuar si korrespondente në disa zona lufte si në Vietnam. Pastaj në konfliktin indo-pakistanez, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult