Oriana Fallaci: Vdekja e një dashurie është si vdekja e një njeriu të dashur…

Oriana Fallaci


Nga: Oriana Fallaci


Vdekja e një dashurie është si vdekja e një njeriu të dashur. Lë pas të njëjtën agoni, të njëjtën zbrazëti, të njëjtin refuzim për t’ju dorëzuar asaj zbrazëtie.

Edhe nëse e ke pritur, e ke shkaktuar, e ke dashur për vetëmbrojtje ose mirëkuptim, apo nevojë për liri, kur ndodh ndihesh i pavlefshëm. I gjymtuar. […]

Nuk ka kufij guximi që vjen nga dashuria dhe realizohet nga dashuria. Ai nuk merr parasysh asnjë rrezik, nuk dëgjon asnjë formë arsyetimi. Ai pretendon se lëviz malet dhe shpesh i lëviz ato.


*Shkëputur nga “Insciallah” (Milano, Rizzoli 1990)

Përktheu nga origjinali: Laureta Petoshati

Oriana Fallaci

Lexo edhe:

ORIANA FALLACI: ATY JANË VETËM ESHTRAT E TIJ… SHPIRTI I TIJ ËSHTË NË ZEMRËN TIME…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis

Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes së tij, i dërgoja tridhjetë e shtatë trëndafilë të kuq. Po, sepse ishte tridhjetë e shtatë vjeç kur e vranë. Por nuk i vura kurrë një lule. Në varrezat e familjes sime në Firence vendosa një gur varri në kujtim të tij. Po, e vendosa në këndin ku unë do të varrosem. Por varrin e tij kurrë nuk e kam parë dhe nuk do ta shoh kurrë. Nuk dua ta shoh. Në fund të fundit, ç’kuptimi do të kishte ta shihja? Aty janë vetëm eshtrat e tij. Shpirti i tij është në zemrën time.

Alekos Panagulis ishte heroi i Rezistencës Greke dhe dashuria e madhe e Oriana Fallaci-t, vrarë më 1 maj 1976.