Orinda Huta: Sa shumë zemrës i mungon (teksti dhe kënga)

Ai tani nuk do të jetë
puthja e mesnatës nuk do të ketë
ikin bosh ditët kur muajt kalojnë
koha ndaloi kur ai shkoji.

Është një oqean që zemrat na ndan,
ne të dy mbetem lundërtar,
mbi letër ca fjalë i shkrova me mall
do të bëhem erë do vij ty të t’marr.

Unë e mendova per një çast puthjen tek një tjetër,
jo zemër s’përsëritet
unë u ndjeva me shumë vetëm
e gjej shërimin tim unë në kohë
mbyll sytë ti vjen më ndjen harrohemi hej
unë si ta trazoj shpirtin mbi brengë.

më ndjen, më puth, më prek në pafundësi
tek ky det unë kërkoj.

Se ky është oqean që zemrat na ndan
ne të dy mbetem lundërtar,
mbi letër ca fjalë i shkrova me mall
do të bëhem erë do vij ty të t’marr.

Unë nuk e di nëse valët, fjalët e mia ti thonë
se sa shumë je ti për mua
se sa shumë zemrës i mungon.
jo, jo nuk mund të rri
do bëhem erë do vi tek ti.