Orkida Backus Borshi merr titullin “Ambasadore e Kombit”

Titulli iu akordua nga Qeveria Shqiptare për punën e palodhur që ajo bën në këtë drejtim.

Ambasadori Ilirian Kuka zhvilloi një takim me drejtues të katedrës dhe studentë të cilët mësojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Karlit, në Pragë. Diskutuan për mundësitë e përhapjes së mëtejshme të gjugës shqipe dhe aktivitete që janë me interes për studentët e Universitetit.

Gjatë takimit, Ambasadori i përgëzoi ata për punën e vazhdueshme që bëjnë për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe duke i ofruar impenjimin maksimal personal dhe të ambasadës për të zgjidhur ç’do problematikë që mund të hasin.

Gjatë takimit Ambasadori i dorëzoi titullin Ambasadore e Kombit znj. Orkida Backus Borshi, profesoreshë e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit. Titulli iu akordua nga Qeveria Shqiptare për punën e palodhur që ajo bën në këtë drejtim.

Dr. Orkida Backus Borshi njihet edhe për përkthimet në gjuhën çeke të autorëve shqiptarë, Ismail Kadare dhe Ag Apolloni.

ObserverKult

Orkida Backus Borshi pranoi titullin Ambasadore e Kombit

Lexo edhe:

GJUHA SHQIPE NË UNIVERSITETIN E KARLIT NË ÇEKI

Dr.Orkida Borshi profesore e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë, Çeki, në një rrëfim dhënë gazetarit Sokol Paja për gazetën Dielli organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York, rrëfen historinë e gjuhës shqipe në Universitetin e Karlit në Pragë si i vetmi universitet i cili ofron studime të gjuhës shqipe në të tërë Çekinë dhe Sllovakinë, dhe një nga arsyet që vendasit kanë fillluar të interesohen për shqipen 5-6 vitet e fundit që është në lidhje me turizmin në Shqipëri dhe Kosovë.

Programi, akreditimin e të cilit e kam hartuar unë dhe jam garante njëkohësisht, është në fuqi nga viti akademik 2011-2012. Shqipja konsiderohet si specializim më vete dhe është e barabartë me gjuhët e tjera të Ballkanit si rumanishten, serbishten, kroatishten, sllovenishten, bullgarishten dhe greqishten.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU