Orwell: Nëse do të mbash një sekret, duhet t’ia fshehësh edhe vetes tënde

ObserverKult ua sjell disa thënie nga George Orwell:

“Nëse do të mbash një sekret, duhet t’ia fshehësh edhe vetes tënde”.

“Sa më tepër një shoqëri i largohet të vërtetës, aq më tepër ajo do t’i urrejë personat që flasin të vërtetën”.

“Fuqia është ndarja e mendjes së njerëzve në copëza dhe mbledhja e tyre përsëri në një formë të re, sipas mënyrës që preferon”.

“Gjuha e politikës është e krijuar në mënyrë të tillë që t’i bëjë gënjeshtrat të duken të vërteta dhe vdekjen ta bëjë të duket e respektueshme”.

“Çdo brez e imagjinon veten më inteligjent se ata para vetes dhe më të zgjuar se ata pas vetes”.

“Nëse lirisë do i jepnim kuptimin e saj të vërtetë, atëherë ajo do të ishte t’i thoje njerëzve çfarë ata nuk do të donin ta dëgjonin”.

“Njerëzit mund të jenë të lumtur, deri në momentin kur kuptojnë se qëllimi i jetës është lumturia”.

“Ai që mund të kontrollojë të shkuarën, mund të kontrollojë edhe të ardhmen. Ai që mund të kontrollojë të tashmen, mund të kontrollojë edhe të shkuarën”.

“Gjithsesi, sa më shumë ta mohosh të vërtetën, aq më shumë do të ekzistojë ajo”.

“Në një kohë me gënjeshtra, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”.

ObserverKult


Lexo edhe:

MIQTË KANË NEVOJË PËR TY KUR E KANË GABIM, JO KUR KANË TË DREJTË