Poezi nga Óscar Hahn
Ka me kalue kjo kohë
ashtu si rrjedhin të gjitha ditët e tmerrshme të jetës.
Ernat që të rrxuen kanë me u qetësu.
Edhe gjaku n’plagën tande ka me ndalu.
Shpirti endacak n’fole të tij ka me u kthye,
ajo çka të ka humbë dje ka me u gjetë.
Dielli i ngjizun pa njollë
prapë ka me shndritë
në anën tande.
E ke me i thanë detit: si mujta i mbytun, pa busull e i humbun
me mbërritë në port me vela të thyme?
E nji za ka me të thanë: A nuk e ke kuptu?
Era që ka prishë anijet
asht ajo që i ban pulbardhat me fluturu.
Përshtati në shqip Arjola Zadrima
Lexo edhe:
ARJOLA ZADRIMA: NJERIU S’KA TË NGIMUN ME DASHUNI
Flasim përhanshëm me poeten Arjola Zadrima.
Nga: Xhemazije Rizvani
Më quejnë Arjola Zadrima, le e rritun në Shkodër. Në qytetin tem njerëzit kanë pikë të dobët me kenë shkodranë den’ baba den, që don me thanë të ktuhit.
Në moshën 6 vjeçare kam fillu shkollën, por ende para emisionit në radio studioj si para provimit të fundit. Me ju rrëfy për diploma e çmime apo promovime ndihem si fëmijë, tash më kënaqin diplomat e bijve.
Prej në vogli mbaj mend tim atë që më thosh, mos kallzo kurgja jashtë, ishim të persekutuem prej sistemit, por nuk kuptojshe asgja. Kur fillova me u rrebelu kishte ardhë kohë tjetër.
Shkruej qysh herët në kohë, në fletore me vija, blloqe të vegjël, copëza letrash, edhe letra dashniet krejt afsh.
Vonë botova librin e parë “A ban me m’lshu pak rrug’”. Në Shkodër lind art e artistë çdo ditë, ndaj e titullova kështu librin e parë. Si me ju thanë, a po më bani pak vend mes jush. Në 2018 mbas tre vitesh botova librin e dytë ” Carpe Diem” që përbahet prej copëza shpirti të miat dhe foto të mrekullueshme të mikes teme Iden Temali. A do të botoj prapë, pse jo, një broshurë përkthimesh, asht fusha ku jam fokusu së fundmi...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU