Oscar Wilde dhe Lord Alfred Douglas/ dashuria tragjike që u anatemua deri në varr

Oscar Wilde
Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde (16 tetor 1854 – 30 nëntor 1900)

Oscar Wilde, dashuria tragjike e një fisniku londinez, që u anatemua deri në varr nga gjykatorët puritan

Nga Albert Vataj

Oscar Wilde dhe Lord Alfred Douglas, një dashuri që do tu kushtonte shumë shtrenjtë. Një afri ndjenjash që do të lëkundte nga themelet epokën puritane të shtirjes, duke lënë të shastisur gjykatorët e një morali fals që zvargej në epokën viktoriane ku të merrej fryma nga lështia e ndryshjes dhe pezmit dhe kudërbonte era myk.

Nuk u ndal, edhe pse u desh ta paguante fundin me çmimin e tragjikes dhe madhështinë e tij ta ngryste nën mykun mbytës të vetmisë.

Ky rebel, ky “hero i së keqes”, skaliti mbi muret e mykura të Londrës, jo vetëm emrin e tij të pa të dytë, por mëtoi një dritë më shkëlqyese në sytë e lenteve të avulluara të paragjykimit.

Qiellgërvishtësit e tij të lirisë, edhe sot, çajnë retë e konformizmit dhe fanatizmit. Predikoi vetveten dhe personazhët me shenjtërimin. Promovoi doktrinën e artit-njeri.

Thundra e rëndë e anatemës e vu përfundi shpirtin që “Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”. Buja e zëshme e gjithçkasë e veshi me famë dhe lavdi, por nuk u kursye t’a çirrte përditë e më ethshëm portretin e parakohshëm që formësoi.

Ky zotëri elegant, i hijshëm e plot sharm, i marrosur pas paradokseve dhe gjithçkasë të modeluar nga kodi i qytetarisë viktoriane, ngjiste nivelet e adrenalinës dhe ambrozit, duke thyer kangjellat etike ku mbahej mbyllur një nga vendet ku gëlonte civilizimi.

Oscar Wilde mbetet ndër personazhet më të jashtëzakonshëm të shtjellës viktoriane. Një karakter i pakapshëm nga çdo qasje fillimore për ta përcaktuar, si njeri, artist, shpirtëzim lirie apo një nismëtar kurajoz normash qytetarie.

Ai mishëroi modelin më të stuhishëm dhe njëherësh, më të debatuar të kohës. Si në të përditshmen e ngasuar nga një jetë e shpenguar intime, ashtu dhe në kryeveprën e tij, mbetet maja më e kulmuar.

Edhe në çastet më kritike të jetës, që mbeten në ndërkohjen e strukët të agonisë, Oscar Wilde u tret duke ndritur, si një kandil, dritë e cila udhërrëfen atëmot, tash e përgjithmonë, atë galeri shpirtrash eternë.

Sa më shumë që atij iu ndërsyen, aq më thellë ai u injektua në gjakun e kohës, aq më shenjtëruese do të mbeteshin në shkulmet e zjarmta të pasionit.

Gjithçka që ai la në art, është pjesë e reflektimit, sjelljes dhe mëtimeve që kumtoi epokës. Copëzat e mozaikut gjithnjë duhet kundruar si bashkësi, sepse vetëm ashtu formësimi i një universi shumëformësh do të konturohet dhe magjia e gjenialitetit do të mrekullojë nga mot.

Oscar Wilde

ObserverKult

—–

Oscar Wilde
Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde (16 tetor 1854 – 30 nëntor 1900)

Lexo edhe:

OSCAR WILDE: NËSE NUK VONOHESH SHUMË DO TË TË PRES GJITHË JETËN…

scar Wilde ishte dramaturg, autor dhe aktivist, jashtëzakonisht i shkëlqyer.

Trashëgimia e njohur e tij përshkon shumë ese të botuara, drama dhe romanin e tij “The Picture of Dorian Grey”.

Dihej se Wilde ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i artikuluar. Gjatë kohës sa ishte i sëmurë, fjalët e tij të fundit ishin “Unë dhe letër-muri im po luftojmë një duel deri në vdekje”. Njëri ose tjetri prej nesh duhet të ikim.

Asnjëherë nuk u vërtetua se thënia “Bëhu vetvetja, të gjithë të tjerët tashmë janë të zënë”, a ishte e tij. Edhe pse 120 vjet pas, kjo thënie që mbart emrin e tij, nuk ka asnjë provë se ai e ka thënë ndonjëherë këtë.

Megjithatë, i njohur për zgjuarsinë e tij thumbuese, veshjen ‘e ndezur’ dhe aftësinë e tij vezulluese të bisedës, Wilde u bë një nga personalitetet më të njohura të kohës së tij.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga Oscar Wilde.

Një puthje mund të shkatërrojë jetën në mënyra të ndryshme.

Është më e dhimbshme të ndahesh nga ai që njeh për pak kohë.


Nëse nuk vonohesh shumë do të të pres gjithë jetën.

Nuk jam aq i ri sa të di gjithçka.

Nuk ka art ku nuk ka stil.


Sa herë që njerëzit mendojnë si unë, fitoj përshtypjen se jam mashtruar.


Të vjetrit besojnë në gjithçka, të moshuarit dyshojnë në gjithçka, të rinjtë dinë gjithçka.

Nëse të duhen para, merri borxh nga një pesimist. Ai nuk pret që t’ia kthesh.

Nëse thuhet e vërteta, ekziston bindja se herët apo vonë do të zbulohet.


Nuk ka rrezik më të madh se të jesh tepër modern. Mund të dalësh jashtë mode nga çasti në çast.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


HOPKINS: GJEJ DIKË QË TA DUASH ÇMENDURISHT…

Nga: Anthony Hopkins:

“…Dashuria është pasion, obsesion, ka emrin e dikujt pa të cilin s’mund të jetosh. Unë them, “të merr koka erë”.
Gjej dikë që ta duash çmendurisht dhe që të të dojë edhe ty po aq shumë.
Si ta gjesh?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult