Oscar Wilde ishte dramaturg, autor dhe aktivist, jashtëzakonisht i shkëlqyer.
Trashëgimia e njohur e tij përshkon shumë ese të botuara, drama dhe romanin e tij “The Picture of Dorian Grey”.
Dihej se Wilde ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i artikuluar. Gjatë kohës sa ishte i sëmurë, fjalët e tij të fundit ishin “Unë dhe letër-muri im po luftojmë një duel deri në vdekje”. Njëri ose tjetri prej nesh duhet të ikim.“
Asnjëherë nuk u vërtetua se thënia “Bëhu vetvetja, të gjithë të tjerët tashmë janë të zënë”, a ishte e tij. Edhe pse 120 vjet pas, kjo thënie që mbart emrin e tij, nuk ka asnjë provë se ai e ka thënë ndonjëherë këtë.
Megjithatë, i njohur për zgjuarsinë e tij thumbuese, veshjen ‘e ndezur’ dhe aftësinë e tij vezulluese të bisedës, Wilde u bë një nga personalitetet më të njohura të kohës së tij.
Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga Oscar Wilde.
Një puthje mund të shkatërrojë jetën në mënyra të ndryshme.
Është më e dhimbshme të ndahesh nga ai që njeh për pak kohë.
Nëse nuk vonohesh shumë do të të pres gjithë jetën.
Nuk jam aq i ri sa të di gjithçka.
Nuk ka art ku nuk ka stil.
Sa herë që njerëzit mendojnë si unë, fitoj përshtypjen se jam mashtruar.
Të vjetrit besojnë në gjithçka, të moshuarit dyshojnë në gjithçka, të rinjtë dinë gjithçka.
Nëse të duhen para, merri borxh nga një pesimist. Ai nuk pret që t’ia kthesh.
Nëse thuhet e vërteta, ekziston bindja se herët apo vonë do të zbulohet.
Nuk ka rrezik më të madh se të jesh tepër modern. Mund të dalësh jashtë mode nga çasti në çast.
Për të kuptuar disa vrasje mjafton të njohësh viktimën.
Për të njohur vjetërsinë dhe cilësinë e verës s’është nevoja të pihet e gjithë shishja.
Përgatiti: ObserverKult
—–
Lexo edhe:
HOPKINS: GJEJ DIKË QË TA DUASH ÇMENDURISHT…
Nga: Anthony Hopkins:
“…Dashuria është pasion, obsesion, ka emrin e dikujt pa të cilin s’mund të jetosh. Unë them, “të merr koka erë”.
Gjej dikë që ta duash çmendurisht dhe që të të dojë edhe ty po aq shumë.
Si ta gjesh? Epo, harroje mendjen dhe dëgjo zemrën.
Unë s’po dëgjoj fare zemër këtu… Sepse e vërteta zemër është se, nuk ka asnjë kuptim të jetosh pa këtë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult