Oscars 2021 kritikohet për mospërfshirjen e Naya Rivera në segmentin e “In Memoriam”

Me një ceremoni si kurrë më parë, “Oscars 2021” kishte akoma më shumë njerëz për të kujtuar në segmentin e “In Memoriam”.

Por në mënyrë të pashmangshme ka ankesa në rrjetet sociale për anashkalimin e disa personave të rëndësishëm.

Këtë vit, ylli i “Arrested Development”, Jessica Walter dhe ylli i “Glee”, Naya Rivera, nuk u përfshinë.

Ndërkohë, Luke Perry dhe Cameron Boyce nuk ishin të përfshirë në 2020. Edhe shumë të famshëm tjerë që ndërruan jetë nga COVID-19, transmeton ‘lapsi.al’.

Sidoqoftë, ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman po vazhdon të nderohet edhe pas vdekjes, i cili njëherësh ishte i nominuar për një ‘Oscar’.

Hollywood humbi disa yje të tjerë të mëdhenj, përfshirë Olivia de Havilland, Sean Connery, Cicely Tyson, Cloris Leachman dhe Christopher Plummer.

Regjisorët e shquar të filmave që vdiqën gjatë vitit të kaluar janë edhe Carl Reiner, Lynn Shelton, Bertrand Tavernier, Joan Micklin-Silver, Alan Parker etj.

LEXO EDHE: Aktorja që fitoi katër “Oscar” dhe nuk u shfaq kurrë për t’i marrë ata