Osho: Me besue në dashni, asht vetë Dashnia

Me besimin nënkuptohet krejt çfarë asht e bukur në dashni. “Besim” asht ndoshta ma e bukura fjalë në gjuhën e njeriut. E besimi asht aq shumë afër së vërtetës saqë, nëse asht i plotë, atë çast besimi yt, bahet e vërteta jote, zbulim, revolucion.
Dashnia asht e mrekullueshme, por e rrjedhshme. Ajo asht e mrekullueshme, por në të nuk mundesh me u mbështetë gjatë. Sot asht këtu, nesër nuk asht ma. Dashnia asht ma e langshme se besimi, ma e natyrshme se besimi, por besimi asht cilësi ma e naltë.
Në fjalorë fjala “besim” gati na asht paraqitë gabimisht. Në fakt besim don me thanë me besue në dikë që asht i denjë për besimin; besimi ma tepër asht objekt – sepse dikush asht i denjë për besim, prandaj ti po i beson. Kjo nuk asht veti jotja; asht vetia e personit tjetër asht ajo prej së cilës varesh ti. E mbasi që njerëzit e denjë për besim janë të rrallë, miliona njerëz kanë harrue se çka asht besimi, sepse nuk ka gjasë me ndodhë.
Në fakt asht nevojshëm personi i denjë për besim, kurse persona të denjë për besim nuk ka askund. Askush nuk i beson askujt; prandaj “besimi” asht ba fjalë e thatë e pa thelb, e papërjetueshme – fjalë e vorfën, pa lang, pa shije.
Kur e tham fjalën “besim”, ajo asht plotësisht tjetërsoj: unë nuk mendoj në atë që t’i besosh dikujt që është i denjë për besim. Ai nuk asht besim. Ai person asht i denjë për besimin, ndaj merita nuk asht jotja. Kur tham “besim”, mendoj në atë që me pasë besim pavarësisht prej njeriut, pavarësisht asaj se a asht i denjë ky person për besim apo jo.
Në të vërtetë, edhe kur nuk asht i denjë për besim, prapëseprapë ti beso… vetëm atëherë, për të parën herë, ke me pa se diçka e re po lind në vetëdijen tande. E atëherë besimi do të bahet dukuri tejet e ndritshme, shumë ma tepër se dashnia, sepse tashma atij nuk i nevojitet asgja që varet ma prej dikujt tjetër.

Solli: Deti Jahaj
Ktheu në gegnisht: Albri Brahusha

ObserverKult