Osho: Nuk mund t’i duash dot mjaftueshëm të tjerët, nëse nuk do veten tënde

osho

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Osho

1. Dhuro dashuri. Kushdo ka nevojë për pak dashuri në përditshmërinë e tij, ndaj mos ngurro të jesh ti personi që mund t’u falë të tjerëve dashuri, nuk duhet shumë.

2. Dashuri ndaj vetes. Dashuria për veten duhet të jetë më e madhja nga të gjitha format e dashurisë. Parimi është tepër i thjeshtë, nuk mund t’i duash dot mjaftueshëm të tjerët, nëse nuk do veten tënde.

3. Dëgjoje instinktin tënd. Dëgjoje qenien tënde, sepse ajo të jep vazhdimisht këshilla. Mos e ngritë zërin kundër vetes, sepse vetëm duke qenë i qetë, do të mund të ndjesh zërin tënd të brendshëm.

ObserverKult

——————————————————————————————

Lexo edhe:

OSHO: MOS LEJO QË E SHKUARA TË NDËRHYJË, MOS LEJO QË E ARDHMJA TË TË TREMBË…

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Osho:

“Nëse e do një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qeni ajo që doje. Nëse e do një lule lëre të jetojë. Dashuria nuk është të zotërosh; dashuria është të dish të vlerësosh”.

“Ji vetvetja. Mos kërko kurrë të jesh ndryshe, kështu mund të piqesh. Maturimi është pranimi i përgjegjësisë së të qenit vetvetja, cilado qoftë kostoja”.

“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. Jo se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.

“Në dashuri mos u bëj lypës, bëhu perandor. Jep.. dhe shiko çfarë do të ndodhë!”

“Askush nuk është superior, askush nuk është inferior, por është e vërtetë edhe që askush nuk është njësoj. Njerëzit janë thjesht unikë, të pakrahasueshëm. Ti je ti, unë jam unë. Unë duhet të kontribuoj me potencialin tim në jetë, ti me tëndin. Duhet të zbuloj qenien time, ti duhet të zbulosh tënden”.

“Nuk njoh kurajo më të madhe se sa ajo e nevojshme për të parë brenda vetes”.

“Është ky sekreti i thjeshtë i lumturisë. Çfarëdolloj gjëje që bën, mos lejo që e shkuara të ndërhyjë, mos lejo që e ardhmja të të trembë. Sepse e kaluara nuk ekziston më, dhe e ardhmja nuk ka ardhur ende. Të jetosh në kujtime, në imagjinatë, do të thotë të jetosh në mosekzistencë”.