Oskar Milosz: Ku më paske sjell, jeta ime?

U zgjova nën të mungesës kaltërsi
Në mesditën e pafund të melankolisë.
Hithra mbi rrënoja thith diellin e të vdekurve.
             Qetësi.

Ku më paske sjellë Mëmë e verbër, jeta ime?
Në cilin ferr kujtimesh ku përsiatet bari,
Ku oqeani i kohëve kërkon qorras brigjet e tij?
              Qetësi.

Jehonë e humnerës, më thirr! O marrëzi,
Njomi lulet e tua të verdha në kroin ku un’pi
Që ditët e shkuara të mërgohen prej meje!
               Qetësi.

Ju që krijuat, ju që më shkallmuat,
Drejt jush aloeja, zemra e honeve, u shti,
At! Do të gjej paqe nën këmbët tuaja të vrara?
             Qetësi.

Përktheu: Zimo Krutaj

*Titulli i origjinalit: “Vetmi”

ObserverKult

————

Lexo edhe:

OSKAR MILOSZ: SEPSE KAM FRIKË, SE KAM FRIKË NGA KTHIMI