Osman Demiri: C’est la vie

osman demiri

Poezi nga Osman Demiri


Gjysëm buke nën sqetull
tërë kohës shkojmë duke e kafshuar
Kjo është jeta
çdo ditë mbetet më pak
harxhohet
Vallë pse gjysëm
gjysmën tjetër na e hanë tjerët
njëri pak
tjetri edhe pak
Jeta është tamam si buka
ka tulin dhe korën
për dikë shtatë kore
tulin e hamë kollaj
mjafton të përtypet me kujdes
korja din t’i thejë dhëmbët
shpeshëherë na mbetet në fyt
Jeta vazhdon
ec e kafsho
vrapo e këput një copë
Kur i afrohemi fundit
na kapë paniku
shohim se iku
Game over!

ObserverKult

Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: OSMAN DEMIRI, FOTOGRAF (FOTO)

Në rubrikën Expo, ObserverKult ua prezanton fotografin e njohur shqiptar Osman Demiri.

Osman Demiri ka lindur në vitin 1965 në Kumanovë. Ka kryer shkollën e mesme për Fashion Design, Fakultetin Filologjik në Shkup, Shkollën e Fotografisë “John Kaverdash Scool” në Milano dhe masterin në Universitetin për Film dhe Arte Audiovizuele, drejtimi “Kamera Filmike” në Shkup.
Ishte bashkëpunëtor i gazetës “FLAKA”, redaktor i javores “JETA”, korrespondent i gazetës RILINDJA.
Po ashtu ishte drejtor fotografie në filmat “Maratona”, “Aksioni”, “Ditari” dhe filma dokumentar “Fshati im”, “Një jetë për liri”.
Regjisor i filmave të shkurtër “Heroi”, “Rruga”, “Portreti” dhe pjesmarrës në disa festivale. Anëtar jurie dhe kurator në konkurse dhe ekspozita të fotografisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Turqi, Bullgari etj.

Tekstin e plotë dhe kspozitën mund ti gjeni KËTU