Osman Shehu: A vjen për mu’ pranvera? (teksti dhe kënga)

A del për mu’ pranvera?
A zbardhë për mu’ kjo dritë?
A g’zon kjo zemër e mjera?
A po rri kot tuj pritë?

E desha unë një vajzë
Ajo më deshi mu
Por fati kështu e deshi
me ty mos me u bashku.

E lypa kot te shpija.
Nuk lash unë kend pa vetë.
M’ka lodhë, m’ka kputë vetmia
Ajo vashë tash ku ka mbetë?

Nji za mu duk se ndjeva,
Më foli, m’dha qëndresë.
Dhe zemrën n’vend ma pruni
Kur m’tha gjithkush do t’vdesë.