Ozdemir Asaf: Gruaja, nëse ia do shpirti…

Roberto Gervaso gruaja nese ia do shpirti

Gruaja, nëse ia do shpirti,
ia del të sistemojë gjithë
mobiljet në një dhomëz,
glikotë e gjithë ngjyrave
në kavanoza të vegjël,
detin në një gotë uji,
një barnatore, fanatizmin, fotografitë familjare në një çantë dore …
Bën natën të qëndrojë brenda shpirtit të saj,
një kujtim në veshjen e saj, ngashërimat e saj në një këngë,
epshin në një vështrim, dhembshurinë në një prekje …
Mospërfilljen në hapat e saj, magjepsjen në lakimin e buzëve,
kujtesën në një buzëqeshje …
pikëllimin e saj në një cigare,
të fshehtat e saj në një kafe,
britmat e saj në një heshtje …
Një burrë në zemrën dhe shtratin e saj për tërë jetën,
një fëmijë në barkun e saj dhe po në jetën…
Gruaja, nëse ia do shpirti,
ia del t’i gjejë hapësirë gjithçkaje,
po kush dreqin e di pse nuk mund t’i gjejë vend vetes,
e nuk mund të përshtatet në këtë botë të pamatë…

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult