“Pa ty”, poezi nga Nexha Reçica

Dielli i shkrin rrezet
Ndërsa qielli bëhet i purpurt.
Kur nata vjen
hëna fshihet bashkë me yjet.

Buzët pa buzëqeshje
më varrohen
lëkurë e imja thahet.
Shpirti im lëndohet.

Me vargjet ndër duar
ndjej shijen tënde në gojë.
Nafora tretet ngadalë
me heshtjen e ëmbël.

Në ëndërr varet malli im.
Kjo natë është e pafund
Njëjtë porsi një lum.

ObserverKult


Lexo edhe:

“PAPRITUR MBRËMË”, POEZI NGA NEXHA REÇICA