“Papritur mbrëmë”, poezi nga Nexha Reçica

Papritur mbrëmë
Hyre në heshtjen
E shpirtit tim,
Shkëpute përgjumjen
E fshehur në feniks!

Dhe zbrite dehur
Në buzën vetmi,
Mbi supe të mia
Endesh në zjarrmi!

Mes pagjumësisë
U mbështolle,
Mu në vargun tim
Nën lëkurën time
Në kështjellë tani rri!

ObserverKult


Lexo edhe:

NEXHA REÇICA: KUPTIMI I JETËS TIME