Pablo Neruda: Gruas sime të dashur

Nga Pablo Neruda

Për Matilde Urrutia, Gruas sime të dashur

Unë kam vuajtur teksa shkruaja këto sonete të keqemërtuara
Ato më kanë lënduar dhe më kanë shkaktuar dhimbje
Por lumturia që ndiej duke t’i ofruar ty
Është po aq vigane sa një savanë
Kur i vura vetes këtë detyrë
Unë e dija shumë mirë se në krahë të djathtë të soneteve
Me shije elegante dhe të dallueshme
Poetët e të gjitha kohëve kanë sjellë së bashku rima që tingëllojnë si argjend
Apo kristal apo gjuajtje me top
Por unë, me përunjësi të madhe, i bëra këto sonete nga druri
Unë u dhashë atyre tingullin e asaj substancës së pastër të errët
Dhe kjo është mënyra se si ato duhet të arrijnë tek veshët e tu
Sikur po ecën nëpër pyje apo plazhe, përgjatë liqeneve të fshehur
Në gjerësi gjeografike të spërkatura me hir
Ti dhe unë kemi mbledhur copëza të pastra klithmash
Copëza druri subjekt i ardhjeve dhe ikjeve të ujrave dhe të kohës
Nga këto baza të buta, më pas, me kapele, me hanxhar dhe thikë xhepi
Unë ndërtova këto pirgje rrangallash me dashuri
Dhe secila me katërmbëdhjetë fjalë, unë ndërtova shtëpi të vogla
Në mënyrë që sytë e tu, që unë i adhuroj
Dhe të cilave i këndoj
Të jetojnë në to
Tani që i kam deklaruar themelet e dashurisë sime
Ta dorëzoj ty këtë shekull
Sonete të drunjta
Që vijnë në jetë vetëm sepse ti u dhe atyre jetë.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KUR TË VDES, DUA DUART TUA MBI SYTË E MI…

Kur të vdes, i dua duart e tua mbi sytë e mi
Dua dritën dhe ngrohtësinë e duarve të tua të dashura
Që ta përcjellin freskinë e tyre përmbi mua, edhe një herë
Dua të ndjej butësinë që më ndryshoi fatin

Dua që ti të jetosh, ndërsa pres për ty, i fjetur
Dua që veshët e tu të dëgjojnë ende erën,
Dua që ta nuhasësh aromën e detit që e deshëm bashkë
Dhe të ecësh mbi rënën që ku ecëm bashkë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult