Pablo Neruda: Jo, nuk dua të të puth…

Poezi nga Pablo Neruda

Jo, nuk dua të të puth
në një ditë me diell.
Verë nuk dua të jetë.
As në mes të turmës nuk më pëlqen.

Do të doja të të puth në një nga këto netë dimri,
kur dielli nga të ftohtët çngjyroset në gri;
kur më e lehtë do të jetë
së bashku me gjetë
agimin brenda muzgut.

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

ObserverKult


Lexo edhe:

JA PSE PABLO NERUDA U ELIMINUA NGA REGJIMI KILIAN I KOHËS

Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të Universitetit Mekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues të Çmimit Nobel për Letërsisë.

Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura e Augusto Pin oçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij.

Tani grupi i ekspertëve ndërkombëtarë e konfirmoi përfundimisht ekzistencën e këtyre baktereve në eshtrat e Pablo Nerudës, të cilat “ishin në trupin e tij në momentin e vdekjes”. Sipas studiuesve ai u “helmua 12 ditë pas grushtit të shtetit”.

“Më në fund e dimë që clostridium botulinum nuk duhet të ishte në skeletin e Nerudës.

Çfarë do të thotë kjo?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU