Lëri të plakën
Me të njëjtën dashuri
Që ju rritën.
Lëri të tregojnë
Histori
Siç të dëgjuan
Kur llomotisje ti.
Lëri lojën ta fitojnë
E të gëzojnë
Lëri me miqtë të takohen
Për nipër e mbesa të lëvdohen
Le të ruajnë rraqe pa vlerë
Që ju i quani “na ishte një herë”
Lëri të gabojnë
Jetën ta shijojnë
Të lumturojnë shtegut
Në fund të udhës
Dorën t’ua shtrëngojmë
Siç bënë ata me ne
Kur nisëm udhën e re
Shqipëroi: Eda Merepeza
ObserverKult
Lexo edhe:
PABLO NERUDA: NDOSHTA TË MOS JESH ËSHTË SI TË JESH PA TY
Ndoshta të mos jesh është si të jesh pa ty,
Pa hapin tënd që ndal frymën e dritës në mesditë
Si një lule blu, pa hijen tënde që shkon
Tek e vona mes mjegullash, shkëmbinjsh,
pa pishtarin e dritës që ti mban në dorë
atë ngjyrë ari që dro‘ tjetërkush nuk e sheh
atë që ndoshta asnjë nuk e besoi se kish çelur
lule trandafilin fismirë që shkëlqen
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
PABLO NERUDA: KUR TË KAM TY, KAM ÇDO GJË…
Në qoftë se sytë e tu nuk do të kishin ngjyrën e dritës së hënës
të një dite të plotë (ndërpritet këtu nga zgjimi i foshnjës-
dhe nis të shkruaj sërish pas 26 orësh)
të një dite të plotë mbushur me baltë, punë dhe zjarr
në qoftë se nuk do t’i kisha këtu lëvizjet e tua të hijshme, të shkathta si ajri
në qoftë se nuk do të ishte kjo javë kaq e kristaltë
jo vetëm prej çasteve të verdha të vjeshtës që kacavirret nëpër vreshta.
në qoftë se ti nuk do të ishe kjo bukë aromatike e hënës
gatuar me miellin që kam shpërndarë në qiell
oh, i dashur, unë nuk do të doja kaq shumë!
Po kur të kam ty, unë kam çdo gjë;
rërën në kum, kohën, pemën e shiut.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult