Pablo Neruda: Më pëlqen kur hesht

pablo neruda:
Pablo Neruda

Poezi nga Pablo Neruda

Më pëlqen kur hesht, sepse dukesh si e papranishme,
dhe më dëgjon prej së largu, e s’të prek më zëri im.
Duket sikur sytë të kanë fluturuar tej
e sikur një puthje ta ka mbyllur gojën e s’pipëtin.

Meqë çdo gjë me shpirtin tim mbushet
ti buron prej tyre e me shpirtin tim je në sintoni.
I ngjan atij, flutur ëndrre
dhe i ngjan fjalës melankoli.

Më pëlqen kur hesht, sepse ngjan e largët.
E dukesh sikur ankohesh, flutur që lëshon një të mekur zë.
Dhe më dëgjon prej së largu e zëri im s’të arrin:
Më lër që me heshtjen tënde të bëhem një.

Më lër që me heshtjen tënde të të flas
e qartë si një llambë, si unaza plot thjeshtësi.
Je si nata, e heshtur dhe e yjezuar.
Heshtja jote është si prej ylli, e largët e në vetmi.

Më pëlqen kur hesht, sepse dukesh si e papranishme.
E largët dhe e dhimbshme sikur s’je më në këtë jetë.
Pastaj një fjalë e një buzëqeshje mjaftojnë.
E jam i lumtur që kjo nuk është e vërtetë.

Përktheu: Orjela Stafasani

ObserverKult


Lexo edhe:

PABLO NERUDA: MOS RRI LARG MEJE, QOFTË EDHE PËR NJË DITË

Mos rri larg meje, qoftë edhe për një ditë, sepse,
sepse nuk di si të ta them: e gjatë është dita
dhe unë do t’jem duke të të pritur si në stacionet boshe,
trenat e të cilëve në ndonjë cep tjetër flenë.

Mos shko, qoftë edhe për një orë, sepse
gjatë kësaj ore pikat e angështisë do të mblidhen
dhe ndoshta, tymi që sillet duke kërkuar shtëpi
vjen për ta vrarë këtë zemrën time të humbur…

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU