Unë nuk jam xheloz
i kohës kur nuk më kishe.
Eja me një burrë
pas supeve të tua,
eja me njëqind burra nëpër flokët e tua,
eja me një mijë burra midis zemrës dhe këmbëve të tua,
eja si një lumë
i fryrë përmbytshëm
që gjen detin e tërbuar,
shkumbën e përjetshme, kohën!
Silli të gjithë
këtu ku po të pres ty;
ne gjithmonë do të jemi vetëm,
ne gjithmonë do të jemi unë dhe ti
të vetëm mbi tokë,
për t’ia filluar jetës nga e para!
Në shqip: Elida Buçpapaj