Pamje nga lart, ja çfarë ka mbetur nga Teatri Kombëtar

Kjo është ajo se çfarë ka mbetur nga Teatri Kombëtar.

Fadromat kanë rrafshuar godinën, për të cilën u luftua aq shumë që të mos shembej.

Në pamjet e filmuara nga lart shihet se një pjesë e godinës që është shembur ndërsa vazhdon aksioni për shembjen e pjesës tjetër.

Gjithashtu pritet që të shembet edhe Teatri Eksperimental që ndodhet ngjitur Teatrit Kombëtar.