Fotografi zvicerian, Frédéric (Fred) Boissonnas (1858-1946), lindi në një familje të njohur fotografësh. Mbahet mend kryesisht, për fotografitë e hershme artistike të Greqisë (më poshtë, të dokumentuara detaje të përditshmërisë së shqiptarëve).
Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Henri-Antoine Boissonnas (1833-1889), ndërsa studioi në Shtutgart dhe në Budapest.
Në periudhën 1907-1913 ai udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon – në vitin 1913 me historianin zviceran të artit, Daniel Baud-Bovy (1870-1958) – ishte veçanërisht i frytshëm.
Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese “Editions Boissannas”, ndërsa botoi gjithsej rreth 50 libra.
Fotografitë e Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek, kanë jo vetëm rëndësi dokumentare, por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit. /Robert Elsie
Lexo edhe:
FAIK KONICA: KJO ËSHTË ÇAMËRIA, TË CILËN GREKËT E SHTREMBËROJNË NË CAMURIA
Nga: Faik Konica
Prej disa kohësh, ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet për Shqipërinë një përleshje paraprake me fjalë. Gjë që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen së Greqia mbante një pjesë të madhe territori që i përket Shqipërisë. Ndërsa Greqia e mohon me zë të lartë këtë pretendim.
Shumë amerikanëve u është dukur e çuditshme që, ndërsa zëri i italianëve dhe grekëve dëgjohej, nuk ndihej zëri i pavarur i Shqipërisë.
Porse, a nuk ka thënë, njëherë, një autor anglez se një nga karakteristikat e shqiptarëve është se ata janë të “paartikuluar”? Kërkesave të përsëritura unë u jam përgjigjur se nuk kisha gjë për të thënë, ndërsa atyre miqve amerikanë. Të cilëve ndjenjat e tyre dashamirëse u japin të drejtën të më pyesin përse ashtu, u jam përgjigjur se më kishte ardhur gjithçka në majë të hundës dhe se kisha vendosur që këtej e tutje të mbetesha një spektator i thjeshtë i tragjedive dhe i farsave të botës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU