Në prani të shumë dashamirësve të fjalës së shkruar, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe zyrtarëve të komunës së Tuzit, në Tuz dje është hapur për herë të parë Panairi i Librit, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 28 gusht 2020.
Panairi i Librit mbahet në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi”, nën kujdesin e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale të komunës së Tuzit
Në Panair marrin pjesë 15 shtëpi botuese, me mbi 1500 tituj, nga vendi dhe rajoni.
Fjalën e rastit në emër të organizatorit e mbajti sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj.Marina Ujkaj, kurse Panairin e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj.
Ky panair është një ngjarje e rëndësishme kulturore për adhuruesit e librave./Malesia.Org