Pandi Laço: Të të them “shpirt”?

pandi laço të të them shpirt

Të të drejtohem me emër…?
Me emra pagëzohen yjet e sapozbuluar
Apo të shkruaj “E dashur” ?
Dashuritë vdesin
Pastaj rilindin
Rimishërohen në të tjera qenie
Të të them “shpirt”?
Shpirtrat i përkasin një dimensioni tjetër
(Mendohem)
Po të quaj thjesht mmm…
(Vendos ca pika)
…..
Në vend të pikave
Shkruaje ti vetë si të të drejtohem…
Kemi kaq gjëra bashkë
Kemi kaq kujtime…
Sa çdo ditë e deri në fund të jetës
mund të të nis njërën prej tyre
si kjo letër.

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

VLADIMIR MAJAKOVSKI: PASTAJ ERDHE TI…