Para se të ma kthesh shpinën… më përqafo fort

Nga: Liridon Miftari


Para se t’i lidhësh flokët
Më lër t’u marr edhe një herë erë

Para se të ma kthesh shpinën
Më përqafo fort

Para se të krijosh distancë mes nesh
Mati gabimet me hapa

Para se të bie nata
Kujto sa ëndrra po i then

Para se.. Para se… Para se…
Dreqin! Unë s’di të them lamtumirë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PARA SE TË MË GJYKOSH, VISH KËPUCËT E MIA DHE EC RRUGËVE KAH KAM ECUR UNË!

Para se të gjykosh jetën time apo karakterin tim, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen, dyshimet, të qeshurat e mia.
Jeto vitet që kam jetuar unë, rrëzohu atje ku jam rrëzuar dhe ringrihu ashtu siç bëra unë!