Para se të ndërronte jetë Leka i Madh la këto tri amanete

Në momentet e fundit të jetës, Leka i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u bëri të ditur tri dëshirat e tij: tri kërkesat e fundit për këtë jetë.

“E para: arkivoli im duhet ta bartin në supe mjekët më të mirë që gjenden, – tha ai.

E dyta: thesaret që i kam grumbulluar (argjendin, arin dhe gurët e çmuar …), të hidhen gjatë rrugës për në banesën e fundit.

E treta: duart të mbeten të lira, duke u lëkundur jashtë arkivolit për t’i parë të gjithë.“

Njëri prej gjeneralëve të tij, i habitur nga këto kërkesa të pazakonta, e pyeti Lekën se cilat ishin arsyet për këto tri dëshira.

Leka i Madh, ktheu kokën nga ai dhe tha:

“E para: dua që mjekët më të shquar që kemi, të bartin mbi supe arkivolin tim për t’u dëshmuar se kur të përballen me fundin, nuk do të kenë fuqinë për të na shëruar!

E dyta: dua që udhës për në banesën e fundit të hidhen thesaret e mia, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin, se të mirat materiale, të grumbulluara këtu, mbeten këtu!

E treta: dua që duart të më lëkunden në ajër jashtë arkivolit, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin se me duar të zbrazëta arrijmë në këtë botë dhe duarbosh largohemi, kur për ne përfundon thesari më i çmuar: Koha!/konica.al


Lexo edhe: