Ti çdo çast thua se më do,
po të them një fjalë jo se s’të besoj
Por dashuria e vërtetë
nji dashuri njihet veç në jetë
Në më do sa të dua unë
eja më kërko
Me kërko aty ku jeta ndrin më shumë
se aty jam unë
Nga zemra ime si burim
rrjedh veç gezim veç gëzim.
Rreh zemra jonë
tek zemra e tokës nënë
Çdo rrahje e saj
e bukur si një këngë
Njëzet vjeçar
kjo fjalë sa tingëllon
Oh sa ëndrra në gji na zgjon
Kjo moshë e bardhë mosha e rinisë
Ditët i çel në gji të lumturisë
Dhe njëzet vjeç
mos isha unë vërtetë
Do më bënte të tillë kjo jetë.
Na buzëqesh lumturia
në çdo skaj tek ky vend
Kur ne themi rinia
edhe lumturi kemi thënë.
Tak tak, zemra më troket
lehtas po më flet
Jam njëzet vjeçare sot po dal në jetë
ajo më thërret
Një dritë të re ti ndez në sy
një këngë të re t’i zgjon në gji
Në më do sa të dua unë
Eja më kërko
Më kërko aty ku jeta ndrin më shumë
Se aty jam unë
Nga zemra ime si burim
rrjedh veç gëzim veç gëzim.
Rreh zemra jonë
tek zemra e tokës nënë
Çdo rrahje e saj
e bukur si një këngë
Njëzet vjeçar
kjo fjalë sa tingëllon
Oh sa ëndrra në gji na zgjon
Kjo moshë e bardhë mosha e rinisë
Ditët i cel në gji të lumturisë
Dhe njëzet vjeç
mos isha isha unë vërtetë
Do më bënte të tillë kjo jetë.
Na buzëqesh lumturia
në çdo skaj tek ky vend
Kur ne themi rinia
edhe lumturi kemi thënë
Porsi vesë e mengjesit
ëndrrat tona me dritë
Anë e mbanë ku janë njerëzit
marrin jetë gjithë dashuritë.