
Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që mësohet se ka regjistruar në Nju-Jork.
Lajmi është dhënë nga Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.
Parashqevi Simaku tashmë duket totalisht e transformuar nga jeta e mëparshme. Ajo gjithashtu pas takimit me djalin e saj të munguar prej vitesh si dhe me ish-bashkëshortin, iu nënshtrua dhe një terapie për shëndetin mendor, pasi prej kohësh jetonte si e pastrehë në qytetin e New-Yorkut.

ObserverKult
Lexo edhe:
ELTON ILIRJANI: PARASHQEVI SIMAKU KA PËSUAR KRIZË, PREJ DY JAVËSH NDODHET NË SPITAL