Në vitet e ’80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.
E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.
Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.
Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura “Doli goca në penxhere” e kënduar nga Parashqevi Simaku:
Doli goca në penxhere
Për me pa se kush po vjen
Po na vjen nji djalë beqar
Zemrën time ma ka marrë
Oj, oj, lajle
Kujtova se binte shi
Ato ishin lotët e mi.
Ndoshta jam dhe fukara
Por nuk blihem me para
Mos ma kesh moj me hile
Sa më do moj kurrë s’ma the.
ObserverKult
—————————————
Lexo edhe:
PARASHQEVI SIMAKU, GRUAJA QË THEU “TABUTË” E KOHËS
Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.
Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU