Vjen mbrëmja pushoj çdo gjë
ra nata dalëngadalë dhe unë s’fle
Qyteti dritat ndez një e nga nji
Por unë s’mund të fle se s’jam tek ti.
Vjen mbrëmja çdo gjë pushoi
gjithë natën për ty mendoj
Dritaren hap ngadalë hyn dashuria
në zemër ajo troket.
Mbrëmja sot gjithë urimet
tek ty i çon
Mijëra tinguj në zemër zgjon
për atë që dashuron.
Unë e ti sonte natën do flemë të dy
zemra jonë do gjejë qetësi
kur këndojmë për dashurinë.
Vjen mbrëmja çdo gjë pushoi
gjithë natën për ty mendoj
Dritaren hap ngadalë hyn dashuria
në zemër ajo troket.