Një çrregullim ankthi për pak i kushtoi Jennifer Lopez-it martesën me të dashurin e saj Ben Affleck, pasi ajo zbuloi se anulimi i parë i martesës së tyre ishte shumë traumatik për të.
Çifti i njohur po përgatiteshin të martoheshin në vitin 2003, pasi kishin ftuar të gjithë të dashurit e tyre dhe duke iu afruar shumë datës së dasmës, kur papritmas vendosën të ndaheshin dhe të anulonin ceremoninë.
Siç ka deklaruar edhe në të kaluarën Lopez, kjo ishte edhe një nga fazat më të vështira të jetës së saj, me ndarjen nga Affleck dhe anulimin e dasmës, duke e lënduar shumë.
Pasi u ribashkuan pas gati 20 vitesh, çifti i famshëm më në fund vendosi të bënte atë dasmë që kishin dëshiruar, por që dështoi në të kaluarën. Ceremonia ishte planifikuar të zhvillohej në pasurinë e Benit në Gjeorgji, ku përfundimisht u zhvillua dasma e tyre e dytë, me të parën që u zhvillua në verën e vitit 2022 në Las Vegas.
Arsyeja pse dasma e parë u zhvillua në Las Vegas ishte për shkak të stresit post-traumatik të përjetuar nga Lopez. Siç i tregoi ajo Jimmy Kimmel, pak para se të bashkohej me Benin përpara Zotit dhe Njeriut, ajo zhvilloi PTSD.
“Nuk e di nëse ju kujtohet, por ne do të martoheshim 20 vjet më parë. Ishte shumë stresuese. Kjo është arsyeja pse unë kisha PTSD para dasmës sonë.”
Simptomat e PTSD filluan papritmas gjatë një takimi që ata patën me planifikuesit e tyre të dasmës. Ky është një ankth intensiv, i cili i ngjan një sulmi paniku dhe sjell kujtime të një ngjarjeje traumatike. Pastaj Beni ishte aty për ta ndihmuar atë ta kalonte atë, transmeton ‘gazetatema’.
“Beni sugjeroi që kjo dasmë në Vegas do të më kalonte. Më tha që sapo të kthehesha nga prova do të kishte gjithçka gati dhe do të largoheshim menjëherë”. Dhe kështu ndodhi.
Çifti bëri një dasmë ekspres, para asaj të zakonshme, për të hequr ankthin e Xhenit dhe për ta kaluar. Madje, ajo e kaloi pasi pas martesës së parë, ishte gati ta bënte ceremoninë në Gjeorgji në shtëpinë e të dashurit të saj me familjet dhe të gjithë miqtë e tyre të pranishëm.
Lexo edhe:
SHPALLEN NOMINIMET PËR ÇMIMET BAFTA 2023 (LISTA E PLOTË)
ObserverKult