reklamë

Pas 27 vitesh, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi xhirimet arkivale

Dje, më 27 maj 2026, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi xhirimet arkivale, pas plot 27 vitesh.

Ky është një hap i rëndësishëm që i jep Arkivit një mundësi më shumë për të dokumentuar jetën shqiptare dhe për të ruajtur kujtesën kolektive të kohës sonë. Xhirimi i fundit arkival në AQSHF datonte në vitin 1999.

Xhirimi i djeshëm dokumenton faljen e Bajramit në qendër të Tiranës, si çast i rëndësishëm i jetës shpirtërore dhe sociale të vendit.

Po çfarë janë xhirimet arkivale?

Xhirimet arkivale janë pamje filmike ose video të ruajtura nga e kaluara, të cilat përdoren në dokumentarë, lajme, filma apo emisione për të sjellë dëshmi autentike të ngjarjeve, njerëzve dhe periudhave historike. Ato dokumentojnë realitetin e një kohe të caktuar dhe mbeten një pasuri e çmuar për brezat që do të vijnë.

Pse janë të rëndësishme për një arkiv filmi xhirimet arkivale?

Sepse ruajnë kujtesën historike, kulturore dhe artistike të një shoqërie. Përmes tyre dokumentohen ngjarje, mënyra jetese, tradita dhe zhvillimi i kinemasë ndër vite. Xhirimet arkivale shërbejnë gjithashtu si burim i vyer për studiues, regjisorë, gazetarë dhe për këdo që dëshiron të kuptojë dhe të rikthejë në vëmendje historinë tonë./shqiptarja

ObserverKult


Lexo edhe:

Sonte në Tiranë, premiera e operës “Fundi i Golemëve”