Pas betejës me kancerin, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori Peter Scolari ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga menaxherja e tij, Ellen Lubin Sanitsky e cila tregoi për ‘BBC’ se ai vdiq pas një beteje dyvjeçare me kancerin.

Peter ishte i njohur për rolet e tij në filmat dhe serialet:  “Newhart”, “Murphy Brown” dhe “The Good Fight”, transmeton ‘lapsi.al’. 

Aktori  u nominua tre herë për një cmim ‘Emmy’ për rolin e tij në “Newhart”. Por fitoi në vitin 2016 me interpretimin në “Girls”.

————————————————————————————

LEXO EDHE: TRAGJEDI NË XHIRIMET E FILMIT, VRITET NJË KINEASTE DHE PLAGOSET REGJIZORI

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico. Thanë të enjten oficerët e zbatimit të ligjit amerikan.


Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së. Ku Baldwin luan rolin kryesor në një western të shekullit të 19-të.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Kineastja Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter. Por vdiq nga plagët e marra, ndërsa Souza, 48, u dërgua me ambulancë dhe po merr trajtim.

“Zoti Baldwin u mor në pyetje nga detektivët. Ai dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe asnjë arrestim nuk është bërë”, tha zëdhënësi i sherifit të Santa Fe, Juan Rios për AFP.

Incidenti ndodhi në Bonanza Creek Ranch, një vend prodhimi pranë Santa Fe. I cili është mjaft i përdorur nga kineastët e Hollivudit.

Setet e filmave zakonisht kanë rregulla të rrepta për përdorimin e armëve. Por aksidente kanë ndodhur…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU