Muzeu i Muzikës në Gjakovë u shkatërrua dalëngadalë derisa mbrëmë edhe u dogj i tëri nga njerëz të pandërgjegjshëm.
Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se kjo që ka ndodhur është lajm shumë i keq dhe ka shokuar të gjithë, derisa thonë se e presin hetimin e Policisë për të parë se kush e ka shkaktuar zjarrin.
Por ajo që është shumë me rëndësi, ka ritheksuar Komuna e Gjakovës është se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt, pra që të gjitha elementet që kanë vlera historike kanë shpëtuar.
Ndërsa më tej ka siguruar qytetarët se vitin që vjen objekti i Tabhanës do të rindërtohet nga buxheti komunal.
ObserverKult
Lexo edhe:
DJEGIA E MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË/ REAGON ETNOMUZIKOLOGU: ATA QË E SHKATËRRUAN, I MBULOFTË TURPI!
Muzeu i Muzikës në Gjakovë është djegur të mërkurën mbrëma, e për këtë ka reaguar ashpër entomuzikologu, Behar Arllati.
Arllati nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, me plot mllef ka thënë se barbarët nuk u ndalën duke e shkatërruar derisa e dogjën të tërën. Këtë objekt, ai ritheksoi se e dogjën barbarët, gjakovarët të cilët dinë veç të rrahin gjoks pa bërë gjë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult