Të rinjtë e Komunës së Deçanit tashmë do të kenë një hapësirë moderne ku do të mund të mbajnë aktivitete sportive muzikore, teatrale e punëtori.
Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila sot ka bërë inaugurimin e këtij objekti.
“Inaugurimi i Qendrës Rinore në Deçan. Një hapësirë e re multifunksionale për të rinjtë e Deçanit dhe të gjithë Kosovës.
Qendra ofron ambiente moderne për aktivitete sportive, muzikore, teatrale, si dhe hapësira për takime dhe punëtori, duke krijuar kështu një mjedis të përshtatshëm për organizimim e shumë aktiviteteve rekreative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Në inaugurimin e këtij objekti ka qenë ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtor dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Baskim Ramosaj.
Ndryshe, ndërtimi i këtij objekti në Deçan është mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe ka kushtuar 365,000 euro./ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRIA E KULTURËS SJELL PLOT AKTIVITETE PËR TË RINJ GJATË MUAJIT GUSHT
“Muaji i Rinisë”, do të jetë aktiviteti më i ri që do të organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se programi i këtij aktiviteti do të promovojë dhe adresojë çështjet thelbësore për të rinj si aftësimin profesional. Po ashtu dhe punësimin e të rinjve.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LUL BESHAJ: UNË S’TË KAM THËNË SI ËSHTË PA TY TË ZGJOHESH…
Poezi nga Lul Beshaj
Unë s’të kam thënë si është pa ty të zgjohesh
Kur emri yt kokës i vjen rrotull
Kur them se ti prej meje do pushtohesh
Dhe duket bota në sytë e mi, e vogël.
Ti ikur je në punën e përditshme
e unë symbyllur në mend kaloj çdo gjë
Sytë e tu dhe zemrën aq të ndritshme
mesnatat tona kur gjumi nuk na zë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult