Pas një pune dhjetëvjeçare, ribotohet “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”

Akademia e Studimeve Albanologjike bën të ditur se doli nga shtypi “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX” e ribotuar.

Ky edicion paraqitet me një dizajn tërësisht të ri dhe me lidhje të fortë.

Kolana me katër vëllime është nga veprat më të rëndësishme që ka nxjerrë vitet e fundit Akademia e Studimeve Albanologjike dhe konkretisht Instituti i Historisë.

Sipas Akademisë, ky vëllim është kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare. Pra, një vëllim ku reflekton rezultatet e studimeve të reja shkencore që janë kryer në tri dekadat e fundit.

Aty pasqyrohen pikëpamjet alternative që ekzistojnë lidhur me shumë çështje historike të debatueshme.

Synim kryesor ka qenë hulumtimi më në thellësi i arkivave shqiptare e të huaja për çështje të veçanta, për rishqyrtimin e shumë tezave historiografike ose thellimin e argumentimin e mëtejshëm të tyre.

Kjo kolanë sjell disa teza dhe pikëpamje historiografike konkurruese në raport me botimet e mëparshme, të cilat pasqyrojnë një përpjekje të autorëve për një rikonceptim shkencor të historisë së kësaj periudhe./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

“HISTORIA E SHQIPTARËVE”, AKADEMIA E SHKENCAVE NIS PUNËN PËR HARTIMIN DHE BOTIMIN E KËSAJ VEPRE MADHORE

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka lidhur kontratën për realizimin e nismës shkencore për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Historia e shqiptarëve”.

Drejtues të tekstit janë akademik Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka.

Kontrata u nënshkrua nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Eciklopedike prof. Irakli Koçollari.

Pas nënshkrimit të kontratës grupi i punës bëri një takim me mediet.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, përshëndeti grupin e punës dhe tha se kjo vepër hartohet në kuadrin e nismës për tri veprat madhore albanologjike.

Veprat janë “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult